Fjalor i termave themelorë të bujqësisë (shqip, anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht) ( Botuar nga: Akademia e Shkencave e Shqipërisë në 2006 )
Terminologjia e bujqësisë ka lindur në vijim të veprimtarisë praktike të njeriut dhe mbi bazën e veprimtarisë njohëse shkencore në fushën përkatëse. Ky leksik (bujqësor), i ndërtuar mbi bazën e brumit shqip dhe gjedheve fjalëformuese në tërësinë e vet, bën që t’u përgjigjet më mirë kërkesave që paraqiten ndaj termave për të qenë të kuptueshëm, të përpiktë e të motivueshëm. Fjalori paraqitet në rend sistematik (tematik) sipas fushave, nënfushave dhe mikrofushave të degëve të ndryshme të bujqësisë, me përkufizime shqipe, me barasvlerësit në gjuhët angleze, frënge, italiane, ruse, si edhe me treguesit përkatës të këtyre gjuhëve. Nga pikëpamja e ndërtimit makrostrukturor përfshin termat themelorë të tri degëve kryesore të bujqësisë, të agronomisë, të pylltarisë dhe të veterinarisë, secila e përfaqësuar me një varg fushash, nënfushash e mikrofushash, të paraqitura në sistem dhe në mënyrë hierarkike dhe alfabetike.
Çmimi:
1600 Lekë