Blije këtë produkt
3500 Lekë

Fjalor Gjermanisht - Shqip ( Botuar nga: INFBOTUES në 2007 )

Autori:  Ali Dhrimo

Fjalor i ri gjermanisht-shqip, fryt i një përpunimi rrënjësor e të thelluar të fjalorëve të mëparshëm të autorit. -Ka një rritje të ndjeshme të numrit të fjalëve të reja, të kuptimeve dhe të shprehjeve. -Përmban 61 000 fjalë, pra mbi 15 000 fjalë më tepër se ai i vitit 2002. -U jep përparësi fjalëve nga gjuha e sotme: gjuha e mediave, e filmit dhe e teatrit, e jetës së përditshme në zyrë, në punë të tjera, në dyqane, në rrugë e kudo. -Lë jashtë fjalët e vjetra a që janë në vjetrim e sipër, historizmat e dialektizmat, terminologjitë e fushave të ngushta, duke mbajtur më të rëndësishmet për një formim e komunikim bashkëkohor. -Bën rishqyrtimin tërësor të strukturës së mjaft zërave. -Ka një numër të pazakontë shprehjesh e thëniesh nga gjuha e sotme, nga jeta e përditshme, shprehje e thënie të qëndrueshme popullore dhe fjalë të urta. -Është një vepër e përditësuar në të gjitha drejtimet duke mundësuar një kuptim shumë të mirë të gjuhës gjermane dhe duke rritur mundësinë e përkthimit nga kjo gjuhë e në këtë gjuhë. -Ka të dhëna të hollësishme gramatikore dhe një skicë të gramatikës gjermane me shumë vlerë edhe për ata që duan të nisin mësimin e gjermanishtes pa mësues. -Zbaton për herë të parë në fjalorët gjermanisht-shqip e anasjellas drejtshkrimin e ri të gjuhës gjermane. -Jep në një vëllim të vetëm gjithçka të rëndësishme për gjuhën gjermane. -Është i lehtë në përdorim, i përshtatshëm për specialistët, studentët, nxënësit e shkollave të mesme dhe për këdo që do të mësojë gjermanishten ose ka interes për këtë gjuhë. -Mundëson leximin dhe kuptimin pa vështirësi të letërsisë artistike, të teksteve të ndryshme nga lëmi i shkencës e i teknikës, si mjekësia, industria, botanika, zoologjia, bujqësia, elektronika, mekanika etj., ndjekjen e emisioneve radiotelevizive. -Jep gjithçka që duhet për të komunikuar në gjuhën gjermane.

Çmimi: 3500 Lekë
Blije këtë produkt
3500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: INFBOTUES (2007)
  • Botuar në: 2007
  • ISBN-13: 978-99943-972-1-1
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 1489
  • Përmasat e librit: 181 x 246 x 72 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania