Blije këtë produkt
600 Lekë

Fijet ( Botuar nga: Neraida në 2013 )

Autori:  Katina Vlahu
Përkthyesi:  Kleo Lati

“Sapo mbarova së lexuari romanin e Katina Vlahu dhe “Fijet” filluan herë të më lidhnin e herë të më zgjidhnin jo vetëm duart, këmbët por më tepër mendimet , jo vetëm ato fantastike por dhe mendimet reale të më bëheshin të dyskajshme. Ky roman është shkruar për mua , emigranten,s’ka se si të jetë ndryshe. Po ku i gjeti ngjarjet e mia , ndodhitë e atij, kujtimet e asaj, dashuritë e tyre , dhimbjet tuaja..Fijet, ato fijet e kanë fajin dhe vetëm falë tyre u shkrua ky roman bazuar në fakte ,krijuar nga imagjinata dhe thurur mjeshtërisht nga autorja. Po jam emigrante , ashtu si ty , si ju , si ata dhe si ato që na lidhin fijet në epokën e Paskaosit. Por është shkrimtarja ,autoria e romanit që gjeti fillin e fijeve tona , i mblodhi me kujdes ,dhe u dha frymë, emocion, dhimbje, dashuri dhe mbi të gjitha lirinë e fjalës artistike. Fijet prej natyre mleksen dhe çështja e tyre është shumë komplekse, aq më tepër kur ato thuren e ndërthuren mes tyre duke kaluar herë në hapësirat e historisë e herë në fushën e artit të rrëfimit. Autorja e pranon në prologun e saj se nuk është historiane as nuk është e dëgjuar për shkrimin e kronikave, por ja që faktet historike , politike , shoqërore dhe ekonomike të kësaj periudhe mund të gjenden ( jo rastësisht) në karakterin e personazheve,në mardhëniet e tyre , në të shkuarën dhe të tashmen e origjinës së tyre,në përzgjedhjet e tyre diametralisht të kundërta në jetë.”- Teuta Sadiku.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Neraida (2013)
  • Botuar në: 2013
  • ISBN-13: 978-99956-44-68-0
  • Nr. faqe: 128
  • Përmasat e librit: 132 x 204 x 10 mm

Njihu me Autorin

Katina Vlahu -

Katina Vlahu lindi në Korfuz më 1950. Arsimin e mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta për arkitekturë në Francë. Punoi për shumë vjet në Munih, Athinë e Korfuz, ku jeton prej vitit 1988. Shkrime të saj janë botuar në revistat e njohura letrare Porfiras dhe Katafigio. Koment nga Visar ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania