titleToAlt
Eleonorë Olifenti ka mësuar të mbijetojë, por jo të jetojë. Ajo bën një jetë të thjeshtë në dukje. Ajo vesh të njëjtat rroba, ha të njëjtat ushqime çdo drekë dhe blen dy shishe vodkë çdo fundjavë. Eshtë e kënaqur dhe nuk i mungon asgjë nga ato që ka planifikuar të ketë. Vetëm se, me raste... i mungon gjithçka. Një gjest i thjeshtë mirësjelljeje, shemb muret që Eleonora ka ngritur prej kohësh rreth vetes. Tani duhet të mësojë të mbijetojë në një botë ku gjithçka duket se merret për e mirëqenë. Ndërkohë, i duhet kurajë për t'u përballur me hijet e errëta të së shkuarës, të cilat është munduar t'i shmangë gjithë jetën. Ndryshimi mund të jetë i mirë, por edhe i keq. Apo mos ndoshta çdo ndryshim është shumë më tepër sesa thjesht... i mirë? Një histori që na mëson se ç'është e aftë të bëjë ose të mos bëjë qenia njerëzore.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Lizi dhe Bija takohen gjatë pushimeve verore dhe mes tyre lind një shoqëri e sinqertë. Duke iu bërë bisht prindërve e duke eksploruar përreth, ditët e nxehta të verës po shkonin për bukuri. Por, ndërsa vajzat afrohen nga dita në ditë me njëra-tjetrën, pyetje të çuditshme fillojnë të lindin... A është vërtet Lizi fëmijë i vetëm? Pse është zhdukur babai i Bisë? Dhe pse, teksa pushimeve u vjen fundi, vajzave u ndalohet të takohen sërish?
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Natani po vrapon përsëri. Gjurmuesit e Shtrigave të Bardha janë hedhur në sulm. Çdo Shtrigë e Zezë është në rrezik. Tanimë Natani është më i fuqishëm se kurrë ndonjëherë, porse është gati të humbasë mendjen. Që të mbrojë Aleancën nga rrënimi, atij i duhet të bëhet arma vendimtare e saj. Dhe që të shpëtojë një shoqëri që e urren, i duhet të rrezikojë duke humbur gjithçka që ka në zemër. Përfundimi drithërues i trilogjisë fenometiale "Gjysmëkeqi", së shpejti edhe në ekranin e madh.
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania