Blije këtë produkt
790 Lekë

Ferri ( Botuar nga: Argeta LMG në 2012 )

Autori:  Dante Alighieri
Përkthyesi:  Pashko Gjeçi

Pashko Gjeçi si përkthyes i paarritshëm mund të cilësohet edhe vetëm me përkthimin e një vepre aq të gjerë nga rrokja, aq të pasur nga idetë dhe aq të lartë nga forma artistike siç është kryevepra e Dante Aligierit, e letërsisë italiane dhe e gjithë letërsisë botërore, Komedia Hyjnore, pa qenë nevoja të përmenden përkthimet e tij tjera, disa të njohura nga lexuesi si Odiseja e Homerit e disa të panjohura si Hamleti, Fausti (pjesa e parë), tragjedi nga Rasini etj.etj. Gjithmonë vargje, gjithmonë kryevepra, gjithmonë në mënyrë mjeshtërore! Ç'përfaqëson Komedia Hyjnore dhe përse mjafton përkthimi i saj në gjuhën shqipe me atë cilësi, me të cilën e ka kryer mjeshtri Pashko Gjeçi, për të na bërë ta nderojmë përkthyesin-poet si një ndër figurat më të mëdha të kulturës sonë të të gjitha kohëve? Të gjitha letërsitë kanë nga një figurë qendrore, gjithëpërfaqësuese: letërsia e vjetër greke - Homerin, letërsia latine - Virgjilin, letërsia spanjolle - Servantesin, letërsia angleze - Shekspirin, letërsia gjermane - Gëten, letërsia ruse - Pushkinin, letërsia franceze - Balzakun, në letërsinë tonë - Naimi. Në Ietërsinë italiane kjo figurë qendrore është Dante Aligieri. Në radhë të parë dhe pothuaj vetëm e vetëm për Komedinë Hyjnore. Madje aq simbolike është figura e tij sa ashtu si në rastin e Naimit tonë, ai njihet e citohet jo me mbiemrin, por me emrin e tij. Për më tepër kështu mund të gjesh referencën për të edhe nëpër fjalorët enciklopedikë, jo vetëm ata italianë, ndonëse dihet mirë që fjalorët e mbështetin renditjen e zërave sipas kriterit alfabetik të mbiemrit. Dante është ndër të rrallat përjashtime.

Çmimi: 790 Lekë
Blije këtë produkt
790 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Argeta LMG (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-17-90-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 278
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 15 mm

Njihu me Autorin

Dante Alighieri -

Dante Alighieri (sq. Dante Aligieri) lindi në Firence, midis 14 majit dhe 13 qershorit 1265 - vdiq në Ravena më 14 shtator 1321). Ishte poet, shkrimtar dhe politikan italian. Konsidrohet si poeti më i madh i Italisë. Pati një jetë shumë të mundimshme, vdiq në ekzil larg nga qyteti i tij i lindjes. Dantja ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania