Fernando Aramburu (San Sebastian, 1959) ka mbaruar për filologji hispanike në Universitetin e Saragosës dhe qysh nga viti 1985 banon në Gjermani. Tashmë konsiderohet si një nga prozatorët më të shquar në gjuhën spanjishte, është autor i shumë romaneve, disa nga të cilët kanë marrët çmime prestigjioze në Spanjë. Ky libër, Atdheu, është romani i tij i përkryer. Një histori e domosdoshme, e guximshme dhe prekëse, që impohet për t'u lexuar nga të gjithë. Një nga librat më të mahnitshëm në letërsinë e sotme spanjolle.