Blije këtë produkt
800 Lekë

Ferdydurke ( Botuar nga: Pika pa sipërfaqe në 2014 )

Autori:  Witold Gombrowicz
Përkthyesi:  Edlira Lloha

Libri u prezantua në një takim me njerëz të artit dhe kulturës në librarinë “E-për-7-shme” ku ishte i pranishëm dhe ambasadori polak në Tiranë, Marek Jeziorski. Libri, i botuar nga Gombrowicz në vitin 1937, ngjalli diskutime gjatë takimit ndërsa u vlerësua nga ambasadori Jeziorski si një kryevepër tjetër nga letërsia polake në duart e lexuesve shqiptarë. Ndërsa përkthyesja Lloha tha se “Ferdydurke” mbetet tepër provokues “sepse ai godet në tri pika delikate siç janë kombi, feja dhe nderi.” Vetë autori i librit e ka përshkruar “Ferdydurke” kështu: “Nuk është një satirë për klasën sociale, as një sulm nihilistik mbi kulturën… Ne jetojmë në një epokë të ndryshimeve të vrullshme, të një zhvillimi të shpejtë, ku format e vendosura po prishen nën presionin e jetës… Nevoja për të gjetur një formë e cila është ende e papjekur, e pakristalizuar dhe e pazhvilluar, si dhe rënkimi për pamundësinë e një postulate të tillë – kjo është drithërima kryesore e librit tim”.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Pika pa sipërfaqe (2014)
  • Botuar në: 2014
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-185-02-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 316
  • Përmasat e librit: 134 x 203 x 16 mm

Njihu me Autorin

Witold Gombrowicz -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania