Blije këtë produkt
600 Lekë

Fëmija i pestë ( Botuar nga: Skanderbeg books në 2007 )

Autori:  Doris Lessing
Përkthyesi:  Etleva Pushi

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve 60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit Viktorian. Në fillim, gjithçka është idilike. Fëmijët mbushin jetën e tyre si edhe turma e të afërmve të mbledhur rreth tryezës së kuzhinës për Krishtlindje dhe Pashkë, që shijojnë pa u ngopur ngrohtësinë e shtëpisë së Lovatëve. Është pikërisht shtatzënia e pestë çka i bën gjërat të marrin për keq. I vogli fillon t'i lëvizë Harietës në bark tepër herët dhe me shumë forcë. Pas një lindjeje të vështirë, ai zhvillohet shpejt dhe rritet shumë më tepër se foshnjat e zakonshme; ai është antipatik dhe motrat e vëllezërit nuk e pëlqejnë fare. Madhosh dhe i shëmtuar, i dhunshëm dhe i pa-kontroll, vogëlushi Ben, "plot pakënaqësira të ftohta", qan në gjoksin e Harrietës. Prania e tij e huaj prish pa pikë mëshire ëndrrën për një familje të lumtur. Frika e Harietës rritet ndërkohë që ajo përpiqet ta dojë dhe të kujdeset për këtë fëmijë, duke u përballur me një nën-kontinent të errët të natyrës njerëzore, e paaftë për ta përballuar atë.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Skanderbeg books (2007)
  • Botuar në: 2007
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-51-25-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 200
  • Përmasat e librit: 125 x 205 x 7 mm

Njihu me Autorin

Doris Lessing -

Doris Lesing, emir i vërtetë Doris Mej Tajler, (22 tetor 1919 Kermanshah, Persi (Irani i sotëm) – 17 nëntor 2013 Londër) ishte shkrimtare britanike eprozës, dhe fituese e Çmimit Nobel për letërsi, në vitin 2007. Akademia suedee në arsyetimin për ndarjen e çmimit e përshkruan shkrimtaren: »shtytje ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania