Blije këtë produkt
1000 Lekë

Fëmija 44 ( Botuar nga: Botime Pegi në 2011 )

Autori:  Tom Rob Smith
Përkthyesi:  Artan Miraka

Në Bashkimin Sovjetik stalinist, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj Shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit. Oficeri Leo Demidov, një hero lufte idealist, beson se po ndërton një shoqëri të përkryer. Por, besnikëria e tij nis të lëkundet, pasi bëhet dëshmitar i marrjes në pyetje të një njeriu të pafajshëm dhe kur merr urdhër të hetojë gruan e vet Raisën, ai detyrohet të zgjedhë të vërtetën që i dikton zemra. Atëherë ndodh e pabesueshmja. Një vrasës është i lirë të vrasë sa herë të dojë dhe dogmat e Leos marrin fund njëherë e përgjithmonë. I denoncuar nga armiqtë e vet dhe i internuar, vetëm me Raisën në krah, rrezikon edhe jetën për të gjetur këtë kriminel, të cilin, Shteti nuk pranon as që ekziston. Dhe ndërkaq, Leoja zbulon se rreziku i vërtetë nuk i kanoset nga vrasësi që përpiqet të kapë, por nga individi që përpiqet ta mbrojë.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2011)
  • Botuar në: 2011
  • ISBN-13: 978-9928-124-01-2
  • Nr. faqe: 410
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 25 mm

Njihu me Autorin

Tom Rob Smith -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania