-Prof. Dr. Fedhon Meksi lindi më 1940 në Tiranë.
Kreu Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 1961 dhe emerohet në Spitalin Civil të Tiranës. U specializua për kardiologji dhe hemodinamikë. Ka aplikuar për herë të parë në Shqipëri disa ekzaminime në fushën e kardiologjisë si dhe metoda të ndryshme të mjekimit elektrik në të sëmurët fill pas operacioneve me zemër të hapur neë shërbimin e kardiokirurgjisë. Nga viti 1971 - pedagog në Fakultetin e Mjekesisë të UT, kursë gjatë periudhës 1992-1997 dekan i këtij fakulteti ku realizoi disa projekte në bashkepunim me Fakultetin e Mjekesisë të Padovës (Itali) dhe Laboissier (Paris - France), për modernizimin e mësimdhënies. Ka disa botime dhe referate në revista dhe konferenca të vendit dhe ndërkombëtare ku trajton rregullimet e ritmit dhe përcjellshmërinë pas operacioneve të zemrës.