Blije këtë produkt
500 Lekë

Fabula të zgjedhura ( Botuar nga: Botimet Kokona në 2005 )

Autori:  Jean de La Fonten
Përkthyesi:  Vedat Kokona

Personazhet e fabulave të La Fonten janë zakonisht kafshë, ku secili prej tyre (me disa përjashtime), përfaqëson një klasë të veçantë të shoqërisë franceze në periudhën e mbretërimit të Luigjit të XIV-të. Luani është mbreti dhe gjithashtu, elefanti i cili përmendet më rrallë. Tigri dhe ariu përfaqësojnë fisnikët e pasur dhe zyrtarët arrogantë. Majmuni, dhelpra dhe ujku përfaqësojnë lloje të ndryshme të personave që jetojnë afër familjes mbretërore në Versajë. Qeni është zotëria në pritje të rritjes në detyrë, servil dhe fodull, që gjithmonë kthehet, ndërsa macja është hipokriti, që shikon mundësinë për avantazhe dhe përfitime personale. Në librin “Fabula të zgjedhura“ nga La Fonten mund të gjeni këto fabula: Ujku dhe qeni, Hejbetë, Dhelpra dhe cjapi, Lisi dhe kallami, Miu i qytetit dhe miu i arave, Vdekja dhe druvari, Macja që u bë grua, etj

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Kokona (2005)
  • Botuar në: 2005
  • ISBN-10: 99943-627-3-9
  • Nr. faqe: 182
  • Përmasat e librit: 140 x 200 x 10 mm

Njihu me Autorin

Jean de La Fonten -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania