Evarist Beqiri u lind më 25 shtator 1982, në Vlorë. Në vitin 2007 u diplomua si "Jurist" nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Po aty, në vitin 2011, kreu studimet Master i Nivelit të Dytë. Në vitin 2017 fitoi gradën shkencore "Doktor" nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Prej katërmbëdhjetë vitesh shërben në administratën publike shqiptare në fushën e sigurisë kombëtare. Ka kontribuar si lektor në një sërë" trajnimesh për sigurinë kombëtare, organizuar nga institucione kombëtare dhe ndërkombetare.