Blije këtë produkt
500 Lekë

Eskili, ky humbës i madh ( Botuar nga: Onufri në 2006 )

Autori:  Ismail Kadare

Vepra eseistike e Ismail Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”, së pari flet për fatin e hidhur të tragjedive të Eskilit e të vetë duke u përpjekur që pikërisht përmes fatit dhe figurës së tij ndonëse në një kohë më të largët ta rrënojë figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe piramidën që kishte ndërtuar ai për 50 vite me radhë në Shqipëri dhe së dyti për afërsitë e grekëve me fqinjët e tyre të hershëm shqiptarë, në kuptimin e traditës. Sipas Kadaresë, shumë nga zakonet tona, ndër to edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit burimin e kanë nga kanuni i lashtë grek ndonëse, sipas tij shqiptarët ishin ata që e ruajtën më me xhelozi atë kanun përshkak të rrethanave politike e historike në të cilat u gjendën shekuj me radhë.

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2006)
  • Botuar në: 2006
  • ISBN-10: 99943-32-63-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 160
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 14 mm

Njihu me Autorin

Ismail Kadare - 28 Janar 1936

smail@gmail.com - www.kommeshkrujt.al

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania