Blije këtë produkt
1500 Lekë

Esat Pashë Toptani. Njeriu,lufta, pushteti ( Botuar nga: UETPRESS në 2016 )

Autori:  Ilir Ikonomi

Një libër biografik prej 570 faqesh për Esat pashë Toptanin, botim i UET Press, është punimi më i ri i gazetarit të “Zërit të Amerikës” Ilir Ikonomi, i njohur për suksesin me Faik Konicën (2011) dhe Ismail Qemalin (2012). Ky libër, fryt i një studimi katërvjeçar, për herë të parë i sjell lexuesit një trajtim të paanshëm dhe neutral të Esat Pashës (1864-1920), të cilin autori e karakterizon si njërin ndër personazhet më enigmatikë të botës shqiptare. Qysh në krye, Ikonomi shtron pa mëdyshje pyetjet që ka marrë përsipër t’u përgjigjet në libër: A ishte Esati mercenari që shiste atdheun për një grusht para? Apo ishte pragmatisti që refuzonte të bëhej shërbëtor i të huajit? Përse i zemëronte disa qeveri dhe ia dilte të miqësohej me të tjera? Si arrinte ky njeri pa ndonjë shkollë të fuste në dilema edhe diplomatët e përpunuar në universitetet europiane? Ku e mësoi artin e të folurit, që i bënte intervistat e tij të tingëllonin më koherente dhe më bindëse, sesa belbëzimet e shumë prej udhëheqësve që njohim? Përse u vra dhe kush u gëzua nga vrasja e tij? Përse historianët shqiptarë nuk kanë dashur kurrë të merren seriozisht me të, por i bien shkurt dhe e shpallin tradhtar?

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: UETPRESS (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 556
  • Përmasat e librit: 145 x 235 x 27 mm

Njihu me Autorin

Ilir Ikonomi -

Ilir Ikonomi lindi në Pogradec më 1 shtator 1954 dhe e kaloi fëmijërinë në Tiranë dhe Berat. Kreu studimet e larta për gjuhë kineze në Pekin (1978). Punoi si përkthyes në Radio Tirana (1978-1991), pastaj si gazetar për agjencinë e lajmeve Reuter. Prej vitit 1992 jeton në SHBA dhe punon për VOA (Zëri i ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania