Era mes shelgjeve ( Published by: Dritan in 2008 )
"Ka pasur bota heronj legjendarë, Çdo fletë historie një të tillë mban, Po asnjë nuk krahasohet nga fama, Me emrin e madh të zotit Zhaban."
Kur Urithi arratiset larg mërzisë së pastrimit pranveror dhe nis një jetë të re në Breg të Lumit me mikun e tij, Miun e Ujit, as që e ka idenë për aventurat që e presin. Dhe aventurat më të madhërishme nga të gjitha kanë lidhje me mendjemadhin dhe famëdashësin Zhaban, i cili hidhet në përvoja të dalldisura e më pas bie në burg, viktimë e dashurisë për makinat e shpejta. Për miqtë e tij është një luftë e vërtetë përpjekja për ta mësuar Zhabanin të vërë sadopak mend në kokë.
Ky rrëfim i Keneth Grehëmit për jetën në natyrë ka magjepsur breza të tërë fëmijësh e të rriturish qysh kur u botua për herw të parë në vitin 1908.
Price:
600 Lekë