Blije këtë produkt
1200 Lekë

Engjëjt e Hamurabit ( Botuar nga: Muza Botime në 2020 )

Autori:  Max sEECK

Ky libër ka fituar çmimin Debut Thriller Prize për vitin 2017 I duhej t'i rikthehej ferrit, megjithëse ishte betuar se do t'i qëndronte larg. Kroaci. Deti Adriatik vezullon. Malet janë të gjelbra. Dielli rrezaton. Të njëjtat peizazhe që kishin shoqëruar atë luftë të përgjakshme të njëzet viteve më parë, pjesë e së cilës kishte qenë finlandezi Daniel Kuisma. Që nga ajo kohë, brenda vetes, ai vuan nga një luftë e mundimshme. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë njëzet vjet më parë? Kuisma rikthehet në tokën kroate për të hetuar zhdukjen e një punonjësi të Ambasadës Finlandeze. E njeh këtë vend si gishtat e dorës. Eshtë i shoqëruar nga një femër, e cila përtej bukurisë dhe klasit ka një mision për të kryer. Befas ngjarjet marrin kthesa të paparashikuara dhe ai mëson se lufta ka hedhur hije shumë më të forta nga sa mund ta kishte përfytyruar. Përballet me të vërteta tronditëse. Kupton se nuk është më hetuesi, por i hetuari dhe i përndjekuri. Duket se gjithçka ka lidhje me grupin e ashtuquajtur "Engjëjt e Hamurabit", një skuadër ndëshkuese që kërkonte të merrte hak për krimet mizore të ndodhura gjatë luftërave në Ish Jugosllavi. Ky libër debutues i Max Seeck-ut është një thriller intensiv, me një komplot të thurur me aq mjeshtëri sa lexuesi e ka të vështirë ta heqë mënjanë e të mos e çojë deri në fund.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Muza Botime (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 4642 2 4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 484
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 36 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania