Engjëj dhe djaj ( Botuar nga: Dudaj në 2005 )
Përpara se të shpërthente te Kodi i Da Vinçit , simbologjisti me famë botërore i Harvardit, Robert Langdoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë. Ajo çka ai zbulon, i kalon kufijtë e imagjinatës: një hakmarrje vrastare kundër Kishës Katolike, e kryer nga një sekret qindravjeçar - "Të Përndriturit".I prirur dëshpërisht për të shpëtuar Vatikanin nga një armë e fuqishme shkatërrimi në masë, Langdoni bashkëpunon në Romë me një shkencëtare të bukur e misrerioze, Viktoria Vetrën. Të dy së bashku, ata përfshihen nga një ngut i ankthshëm në një gjueti kriptasht të damkosura, varresh misterioze, katedralesh të braktisura dhe kupolash, që fshehin sekretet e botës dhe rrugën e harruar prej kohësh tashmë: atë të "Të Përndriturve"."Engjëj dhe djaj" është një libër i magjishëm; e pata vërtet të vështirë ta lëshoja nga duart."-Dale Brown, autor i best-sellerit "Battle Born" të New York Times-it
"Është thjesht brilant! këto karaktere kanë thellësi, intriga është e zhdërvjellët, me zigzage, shpërthyese dhe befasuese. Kurse fundi i papërfytyrueshëm".-New Hampshire Sunday News
Çmimi:
1200 Lekë