Buy this product
1200 Lekë

Ende në lojë ( Published by: in 2021 )


Në një zonë të thellë që shtrihet në kodrinat e harlisura të Kentit në Angli, ndodhet fshati i pensionistëve, Kjupërs Çejsi. Një herë në javë, katër miq në këtë fshat, Elizabeta, Xhojsi, Ibrahimi dhe Roni - Klubi i të Enjteve për Vrasjet - takohen për të hetuar vrasje të vjetra, ende të pazbardhura. Secili prej tyre jep ndihmesë me diçka, por që të gjithë i bashkon vendosmëria për t'i shkuar deri në fund një krimi të dhunshëm, që dikur e ka kapur në befasi policinë dhe i ka dhënë mundësinë dikujt t'ia hidhte pa u lagur. Kur Toni Karëni, një ndërtues vendas, me një të shkuar të dyshimtë, gjendet i goditur për vdekje me një çomange, detektivët e moshuar e shohin veten të mbërthyer në çështjen e tyre të parë, me "një kufomë të vërtetë dhe një vrasës të vërtetë diku aty jashtë". Hetimet e tyre nxjerrin në pah një numër të dyshuarish, që përfshijnë një ndërtues polak rival, një prift të dështuar, djalin e Ronit, boksier, si dhe ish partnerin e biznesit të Karënit, zhvilluesin e dyshimtë dhe dredharak të pronave, Jan Ventamin. Por më pas edhe Ventami shembet i vdekur përpara një turme të madhe banorësh të Kjupërs Çejsit. Pasi e konfirmon se bëhet fjalë për një akt kriminal, "banda e vogël" e gjen veten duke gjurmuar dy vrasës, por edhe duke vrarë mendjen nëse dikush mund të fshihet brenda komunitetit të tyre.

Price: 1200 Lekë
Buy this product
1200 Lekë

Product Details

  • Published in: 2021
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 4629 9 2
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 450
  • Book dimensions: 140 x 208 x 28 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania