Per shkak te situates se Covid-19, porosite jashte Shqiperise jane bllokuar deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to Covid-19 situation, orders for out of Albania have been blocked until a further notice.
Thanks for your understanding.

 

 

Faqja e autorit

Elias Canetti


Elias Kaneti lindi më 1905 në Rusçuk të Bullgarisë (sot Ruse), në një familje të lashtë e të pasur hebraike me prejardhje spanjolle. Në vitin 1911 prindërit e tij shkuan së bashku me tre fëmijët e tyre në Mançester të Anglisë, kurse më 1913, pas vdekjes së parakohshme të babait të Kanetit, familja u shpërngul përfundimisht në Vjenë e më pas në Cyrih të Zvicrës. Në kryeqytetin austriak Kaneti studioi gjer më 1929 në fakultetin e shkencave të natyrës, ndërsa më pas mori edhe titullin e doktorit të shkencave filozofike. Në vitin 1938 u largua nga Austria dhe jetoi e punoi si shkrimtar i lirë në Londër e në Cyrih, ku edhe vdiq në vitin 1994. Si romancier, dramaturg, eseist e sociolog, ai është nderuar me çmime të larta në vende të ndryshme të Evropës dhe i janë dhënë tituj nderi nga disa universitete evropiane. Bias Kanetit, të cilin kritika e ka quajtur si një "klasik të gjallë" dhe si një prej humanistëve më të mëdhenj të shekullit të 20, iu dha Çmimi Nobel për letërsinë në vitin 1981.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania