Eleanor & Park Një herë në jetë ( Botuar nga: Uegen në 2016 )
Në një histori dashurie gjithnjë
do të gjendet një pengesë:
e kam një të dashur;
prindërit nuk ma mbështesin zgjedhjen;
ti je një vampire dhe unë jo, etj.
Në Eleanor & Park pengesa është thjesht,
bota atje jashtë.
Eleanora sapo ka mbërritur në qytet. Me një krifë kaçurrelash të
kuqe dhe veshje të pazakontë; sytë i mban përdhe, pre e kësaj bote,që mezi ia del t’i bëjë ballë. Parku ka tipare orientale të trashëguara nga e ëma dhe vishet gjithnjë me të zeza. Muzika është streha e tij për t’i ndenjur larg andrallave. Historia e tyre zë fill një mëngjes, në autobusin e shkollës. Parku është kredhur në leximin e tregimeve të ilustruara dhe i përhumbur mes notave të Smiths. Eleanora i ulet përbri. Askush tjetër nuk i hapi vend, sepse ishte e re dhe shumë e çuditshme. Dashuria e tyre lindi nga heshtja, nga vështrimet e hedhura shkarazi. Dhe i zë në befasi, sepse asnjëri prej tyre s’ishte mësuar të ndodhej në qendër të jetës së dikujt tjetër. Mes pasigurive dhe frikës, Eleanora dhe Parku shkëmbejnë mes tyre dhuratën më të madhe: të dashurojnë atë që tjetri urren te vetja, sepse pikërisht kjo e bën aq të veçantë lidhjen e tyre. Kjo do të jetë pika e tyre e fortë, sepse megjithëse Eleanora nuk i duron dot ata fatkeqët Romeo dhe Xhuljeta, edhe lidhja e tyre do të përballet me jo pak pengesa, familja e saj mbi të gjitha, ku njerku ushtron tirani pa hyrë gjemb në këmbë. Por, një herë në jetë, a do të munden vallë ta kenë atë që deshirojne?
Çmimi:
1200 Lekë