Ekspedita e kaltër ( Published by: Extra in 2004 )
Romani është botuar së pari në vitin 1980 dhe është nderuar me çmim në Konkursin Kombëtar të Letërsisë për Fëmijë. Ngjarjet e këtij romani fantastiko-shkencor për fëmijë e të rinj nisin në qytetin e Sarandës dhe zhvillohen në gjithë bregdetin e Jonit e të Adriatikut. Shumë nga parashikimet fantastike që autori i ka përshkruar me imagjinatë që në vitin 1980, sot janë bërë realitet e disa janë vënë në rrugën e zgjidhjes. Por lexuesi do t’i zbulojë ato vetë e do t’i nxitet dëshira dhe fantazia që të realizojë projekte më të mëdha për të ardhmen.
Price:
200 Lekë