Faqja e autorit

Edmond Rostand


Edmond Eugène Alexis Rostand
(Marsejë, 1 prill 1868 - Paris, 2 dhjetor 1918)
Poet dhe dramaturg francez, i njohur kryesisht për veprën teatrale
"Cyrano de Bergerac".
Lindi në një familje të pasur marsejeze. Pasi përfundoi studimet në qytetin e lindjes, vazhdoi për Drejtësi, në Paris. Në 1888 fillon të shkruajë veprat e para: një pjesë teatrale dhe një vëllim me poezi.
Në 1890, hyn zyrtarisht në botën e kulturës me një esse të publikuar në Akademinë e Marsejës, me titull "Esse mbi romanin sentimantal dhe romanin natyralist".
Më 8 prill 1890, martohet me poeteshën Rosemonde Gerard, me të cilën pati dy femijë, Mauricin (1891) dhe Zhanin (1894), të cilët i braktis në vitin 1915, për dashurinë me Mari Marquet.
Suksesin parë e arrin në vitin 1894 me veprën në vargje "Les romanesques", që u shfaq nga Komedia franceze më 21 maj këtij viti. Një vit më vonë shkruan veprën "Princesha e largët" luajtur në Teatrin "La Renaissance".

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania