Blije këtë produkt
700 Lekë

Edith ( Botuar nga: Botime Damo në 2015 )

Autori:  Albatros Rexhaj

"Edith" është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, ku rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.”- Sejdin Cekani, redaktor artistik. “Albatros Rexhaj nuk filozofon mbi dashurinë nga froni, nga kolltuku i ndonjë fabrike terminologjike, nga pozita e mbikëqyrësit, siç është zakon i shumë kolegëve të tij, por nga baza, nga aorta, nga mesi, ai përmbledh sekuenca dashurie në përditshmëri, i filtron brenda shpirtit të vet, i rikrijon të estetizuara, herë nëpërmjet vargjeve e herë nëpërmjet rrëfimit, paralelisht duke e thyer me elegancë edhe kufirin ndërmjet prozës dhe poezisë.”- Xhemal Ahmeti, kritik letrar - Universiteti i Freiburgut.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Damo (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9951-642-45-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 184
  • Përmasat e librit: 141 x 207 x 15 mm

Njihu me Autorin

Albatros Rexhaj -

Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon midis Tiranës dhe Prishtinës. Ai është autor i disa dramave për teatër dhe i librave: "Lettera a un amico italiano dal Kosovo" (1999), "Bombë në Beograd" (2012), "Ditar dashurie i një shkrimtari" ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania