Blije këtë produkt
700 Lekë

Edith ( Botuar nga: Dudaj në 2013 )

Autori:  Albatros Rexhaj

“Edith” është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, ku rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth. Albatros Rexhaj nuk filozofon mbi dashurinë nga froni, nga kolltuku i ndonjë fabrike terminologjike, nga pozita e mbikëqyrësit, siç është zakon i shumë kolegëve të tij, por nga baza, nga aorta, nga mesi; ai përmbledh sekuenca dashurie në përditshmëri, i filtron brenda shpirtit të vet, i rikrijon të estetizuara, herë nëpërmjet vargjeve e herë nëpërmjet rrëfimit, paralelisht duke e thyer me elegancë edhe kufirin ndërmjet prozës dhe poezisë. Xhemal Ahmeti, kritik letrar – Universiteti i Freiburgut Albatros Rexhaj ka lindur në vitin 1975 në Prizren. Jeton mes Prishtinës dhe Tiranës. Është autor i librit “Lettera a un amico italiano dal Kosovo”, botuar nga Rizzoli RCS, Milano (1999), romanit të zhanrit thriller “Bombë në Beograd”, romanit-ese “Ditar dashurie i një shkrimtari”. Ndërkaq, së fundmi është shpërblyer me çmimin “Autor i vitit 2013” në Panairin jubilar të Librit Prishtina 2013. Veprimtaria e tij publicistike dhe letrare mund të ndiqet në blogun elektronikwww.filozofiaurbane.com, që aktualisht ndiqet nga më shumë se një çerek milioni lexues.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2013)
  • Botuar në: 2013
  • ISBN-13: 978-99943-0-338-0
  • Nr. faqe: 257
  • Përmasat e librit: 130 x 199 x 16 mm

Njihu me Autorin

Albatros Rexhaj -

Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon midis Tiranës dhe Prishtinës. Ai është autor i disa dramave për teatër dhe i librave: "Lettera a un amico italiano dal Kosovo" (1999), "Bombë në Beograd" (2012), "Ditar dashurie i një shkrimtari" ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania