Blije këtë produkt
900 Lekë

E kuqe rubini ( Botuar nga: Botime Pegi në 2017 )

Autori:  Kerstin Gier
Përkthyesi:  Afrim Koçi

Guendolina është një vajzë 16-vjeçare, që shoqet e konsiderojnë me shumë fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallone rrëzëllitëse dhe nënkalime të fshehta. Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhunti të veçantë: ajo është trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, të afërmit e saj fillimisht nuk e besojnë. Të gjithë janë të bindur se këtë gjen e ka Sharlota, kushërira e saj. Gjatë shtegtimeve pas në kohë, Guenit do t'i duhet të zbulojë të fshehtat që mbështjellin dhuntinë e udhëtimit në kohë, jo vetëm për veten e saj, por edhe për gjenmbartësit e tjerë. Në udhëtimet e saj, pranë do të ketë gjithmonë Gideonin, djaloshin sygjelbër, të zgjuar e paksa kryeneç, me të cilin do të bjerë në dashuri. Së bashku, ata do të zbulojnë dalëngadalë shumë nga të fshehtat e Londrës së shekullit të 18-të. Çdo rrugëtim i tyre është i mbushur plot me aventura, fantazi dhe romancë.

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2017)
  • Botuar në: 2017
  • ISBN-13: 978-9928-248-44-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 304
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 25 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania