E kaluar e përsosur ( Botuar nga: Fan Noli në 2023 )
"E kaluar e përsosur" është një histori prekëse, magjike e një miqësie të papritur e shtrirë përgjatë një shekulli, nga tregimtarja e preferuar
botërore, Danielle Steel.
Sybil dhe Blake Gregory bëjnë një jetë të mirorganizuar, të zakonshme për Manhatanin, ajo si një autoritet i projektimit modern dhe konsulente muzeu, ai në investime të teknologjisë së lartë, duke rritur fëmijet e tyre. Por kur Blakut i ofrohet puna e ëndrrave si CEO i një start-up në San Françisko, ai pranon, pa u konsultuar me të shoqen dhe blen një rezidencë madhështore historike si shtëpinë e tyre të re në Pacific Heights.
E shkuara dhe e tashmja përplasen në pallatin e tyre elegant, kur takojnë familjen e madhe dhe të gjallë që jetonte atje një shekull më parë. Të gjithë të vdekur prej kohësh, por shumë të gjallë në shpirt - të dukshëm për Gregorët dhe për askënd tjetër. Brenda këtyre dhomave të magjepsura, është njëherësh viti 1917 dhe shekulli i mëvonshëm. Gregorëve iu dha një dhuratë e përsosur e miqësisë, familjes dhe e mençurisë e përvojës dyshekullore.
Çmimi:
1600 Lekë