Duke shpresuar për një ditë të mirë ( Botuar nga: Toena në 2016 )
Romani "Duke shpresuar për një ditë të mirë" tregon çiltërsisht, me thjeshtësinë e të vërtetës jetën e një të riu të ndershëm, me botë të pasur shpirtërore dhe përgatitje të lartë, i cili kërkon të bëhet dikush (dhe, me të drejtë, meriton të lihet, madje të mbështetet për të ndjekur rrugën drejt synimit të vet), por e Keqja rreket ta pengojë.
Heroi i romanit është një njeri me karakter të pastër e të fortë, është i guximshëm e i drejtë. Ai përpiqet të mos epet, rreket të përballet me të Keqen, të luftojë me të, të ngadhënjejë mbi të, por e Keqja fshihet, vepron duke vënë në lëvizje mjete tinëzare, përdor shpifje dhe bën të duket e plotfuqishme.
Është dashuria ajo që nuk i lë të vyshken ëndrrat e heroit të romanit, është dashuria ajo që i ushqen atij besimin tek e Mira, është dashuria ajo që e qetëson, e çlodh, i jep forcë për të gjallëruar brenda vetes shpresën për një ditë të mirë...
Çmimi:
1500 Lekë