Blije këtë produkt
900 Lekë

Dritonjëza dhe fëmijët e detit ( Botuar nga: Dituria në 2020 )

Autori:  Annet Schaap
Përkthyesi:  Agim Doksani

Çdo mbrëmje, Dritonjëza, bija e rojtarit të farit, duhet të ndezë një fener, që anijet të mos shkojnë e të përplasen pas shkëmbit. Por një natë të stuhishme ngjau fatkeqësia. Feneri u shua, një anije u mbyt dhe paskëtaj aventurat zunë fill. Për të shlyer dëmin, Dritonjëza dërgohet të punojë si shërbyese në Shtëpinë e Zezë të admiralit, në kullën e së cilës, siç qarkullojnë fjalë poshtë e lart, thuhet se fshihet një përbindësh. Por ai që Dritonjëza gjen atje është më i çuditshëm se çdo përbindësh. Shpejt Dritonjëza përfshihet në një aventurë përrallore brenda një bote sirenash e piratësh, ku i duhet të luftojë me të gjitha forcat për miqësinë, lirinë dhe të drejtën për të qenë ndryshe.

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 292 61 2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 326
  • Përmasat e librit: 143 x 210 x 30 mm

Njihu me Autorin

Annet Schaap -

Annet Schaap (1965) është një ndër ilustrueset më të njohura e më të dashura në Vendet e Ulëta, e cila ka ilustruar më tepër se dyqind libra dhe ka punuar për teatrin. Dritonjëza dhe fëmijët e detit është vepra e saj e parë letrare, që korri sukses të jashtëzakonshëm dhe shpejt u vlerësua me ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania