Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
500 Lekë

Drejtësia si paanshmëri ( Botuar nga: ISP&DITA2000 në 2007 )

Autori:  John Rawls
Përkthyesi:  Bashkim Shehu

KOLANA E FILOZOFISË DHE E SHKENCAVE POLITIKE Drejtësia si paanshmëri: riformulim, 2001, është artikulimi më i fundit i teorisë së drejtësisë si paanshmëri, të formuluar së pari në veprën monumentale A Theory of Justice, 1971. Rawls-i në këtë libër i jep formë një prej thelbeve të traditës demokratike, drejtësisë si paanshmëri, me theksin tek aspektet politike të saj dhe duke parashtruar parimet etike të një shteti harmonik liberal. Pas vitesh përsiatjeje, ai riparaqet konceptin e tij kontraktualist për drejtësinë, dhe, duke e vendosur idealin e kontratës sociale si një themel më të qëndrueshëm për liritë e të drejtat e qytetarëve si persona të lirë e të barabartë, synon të na pajisë me një alternative kundrejt utilitarizmit.

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: ISP&DITA2000 (2007)
  • Botuar në: 2007
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 99943 57 15 4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 335
  • Përmasat e librit: 134 x 204 x 15 mm

Njihu me Autorin

John Rawls -

John Rawls 1921-2002 filozof politik i shek. XX, liberal e kontraktualist, profesor i Harvard-it, çoi përpara traditën e krijuar nga Rousseau, Kant, Emerson, dhe Lincoln; ai ringjalli spekulimin filozofik pas dekadash të sundimit të utilitarizmit dhe shkencave politike në mendimin politik anglo-sakson. Vepra ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania