Buy this product
600 Lekë

Dramat, Pulëbardha, Ivanov ( Published by: INFBOTUES in 2020 )

Author:  Anton P. Çehov
Translator:  Ferdinand Leka

"Pulëbardha", që është pa dyshim një ndër kryeveprat e Çehovit, u shkrua në vitet 1895-96, në atë periudhë kur shkrimtari jetonte në Melihovo. "Pulëbardha" ka karakter autobiografik. Në Melihovo shkonte shpesh Lidia Stahieva Mizinova, vajzë ruse me një bukuri të rrallë. Anton Pavlloviçi nuk dukej indiferent ndaj saj. Miqësia e tyre i përngjante shumë një dashurie që sapo kish filluar të lindte. Por Çehovi nuk e bëri hapin vendimtar. Ai i ruhej pasionit duke u sjellë me Lidian në një ton tallës dhe ironik. Por ky ton nuk e kënaqte vajzën. Në një letër ajo i lutej shkrimtarit që ta ndihmojë të shpëtojë nga ndjenja që e mundon. Ai e ndihmoi Lidian duke i shtuar edhe më tepër shakatë, duke e bërë atë të besonte se gjendja e tyre nuk ishte edhe aq serioze. Kaloi ca kohë dhe Lidia mundi më në fund të kujtonte e qetë se "qe refuzuar" nga Çehovi dy herë me radhë. Kurse shkrimtarit i ndodhi si heronjve të tij, të cilët, shumë herë heqin dorë vetë nga lumturia. Ai nuk ishte krejtësisht i vendosur për t'iu shmangur dashurisë së fortë. Dramën "Ivanovi" Çehovi e shkroi në vjeshtën e vitit 1887. Pjesa u përpunua dy herë për teatrin Aleksandrin të Peterburgut. Situata dramatike e heroit (Ivanovit) nuk buron vetëm nga karakteri i tij disi i veçantë, por i ka rrënjët edhe në realitetin ku jeton ai. Ivanovin e mbyt ajo sëmundja e posaçme që e shkaktonin disa rrethana të jetës shoqërore ruse të asaj kohe që arrijnë t'i thyejnë vullnetin Ivanovit e të krijojnë dyshim e pesimizëm, pa rrugëdalje. Në përplasje me realitetin mbytës Ivanovit të lodhur nuk i mjaftojnë forcat të luftojë. Këtu e kanë burimin edhe veçoritë e mënyra e sjelljes së tij. Për Çehovin Ivanovi nuk është njeri i dobët moralisht, por nuk di t'i përshtatet jetës e të mposhtë vështirësitë e pamënjanueshme të saj, megjithëse po të shprehemi me fjalët e Ivanovit - ai nuk është "një frikacak". Pasojat e paaftësisë së tij për jetën janë të tmerrshme si për atë vetë, ashtu edhe për të tjerët që ka përreth (porsi fati i Sashës).

Price: 600 Lekë
Buy this product
600 Lekë

Product Details

  • Publisher: INFBOTUES (2020)
  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 173 75 1
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 185
  • Book dimensions: 145 x 206 x 13 mm

More About the Author

Anton P. Çehov -

Anton Pavlloviç Çehovi ( 29 janar 1860 – 15 korrik 1904)ishte fizikan, dramaturg dhe autor rus i cili konsiderohet ndër shkrimtarët më të mëdhenj i tregimeve të shkurtra. Karriera e tij si dramaturg përfshin katër klasike dhe tregimet e tij të shkurtra më të mirat janë mbajtur në vlerësim të lartë ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania