Blije këtë produkt
600 Lekë

Doktor Gjëlpëra ( Botuar nga: West Print në 2011 )

Autori:  Faik Konica

Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit". Ndonëse e pakryer, ajo përfaqëson tiparet më karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar në përmasa të gjera. "Doktor Gjipëra" u shkrua dhe u botua në gazetën "Dielli" në vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formës së regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetëror, emancipimi kulturor kombëtar etj. Vepra e Konicës është pjellë e kësaj kthese socialhistorike që sapo niste në jetën e popullit tonë. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarëve amerikanë në Mamuras, që organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vështronte si një rast të veçuar, po si një ngjarje me kuptim të gjerë shoqëror, ku mplekseshin interesa e synime të qarqeve të caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohës. Kjo ngjarje do të zgjonte idealet liridashëse dhe iluministe të shkrimtarit dhe do ta frymëzonte krijimin e një vepre, që do të hidhte dritë dhe do të përgjithësonte realitetin shqiptar bashkëkohor.'

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: West Print (2011)
  • Botuar në: 2011
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9995-637-42-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 168
  • Përmasat e librit: 138 x 204 x 15 mm

Njihu me Autorin

Faik Konica -

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1876 në Konicë dhe vdiç më 14 dhjetor të vitit 1942 në Uashington, ishte magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist kombëtarë dhe shkrimtar shqiptar. Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania