Blije këtë produkt
1000 Lekë

Djem jete ( Botuar nga: Dudaj në 2017 )

Autori:  Pier Paolo
Përkthyesi:  Shpëtim Kelmendi

Pasolini lindi në Bolonjë më 5 mars të vitit 1922. Përgjatë tërë fëmijërisë dhe adoleshencës u detyrua të lëvizte me të atin, meqenëse ai ishte oficer këmbësorie dhe i duhej të transferohej sa në një qytet në tjetrin në veri të Italisë. Në vitsn 1942, për shkak të luftës, Pasolini shtegtoi në vendlindjen e së ëmës, në Kazarsa të Friulit Që në moshë të re fillon të shkruajë poezi, duke ndërthurur tekstet në gjuhën italiane me dialektin friulian. Më 1942 del libri i tij i parë "Poezi në Kazarsa". Në vazhdën e jetës, veprimtaria e tij poetike përbën një ecuri konstante dhe do të çojë në botimin e disa prej teksteve më të rëndësishme të letërsisë italiane të viteve nëntëqind. Për shembuil, përmendim titujt: "Ajka e rinisë" (1954), "Eshtrat e Gramshit" (1957), "Religjioni i kohës sime" (1961), "Poezia në formë trëndafili" (1964), "Trasumanar e organizzar" (1971). Në vitin 1950 Pasolini është i detyruar të largohet nga Friuli dhe të transferohet në Romë. Fillimisht jeta në Romë paraqitet shumë e vështirë për të, por Pasolini përfshihet plotësisht në grupin e intelektualëve që i japin frymë qytetit. Në vitin 1955 shfaqet në fushën e prozës me "Djem jete". Në vijim do të shkruajë edhe romane të tjera, si "jetë e dhunshme" (1959), "Nafta" (botim postum i vitit 1992). Paralelisht, përfshihet në botën kinematografike si bashkëpunëtor i Felinit dhe i Bolonjinit. Më 1960-1961 ndodh kalimi i tij në regjisurë, nëpërmjet filmit me metrazh të gjatë "Lypsari". Prodhimtaria e tij kinematografike është e ndjeshme: pothuajse një film në vit. Kujtojmë këtu filmat: "Mëma Romë" (1962), "Gjiza" (1963), "Ungjilli sipas Mateos" (1964), "Orrla dhe zogj" (1966), "Teorema" (1968), "Medea" (1969), "Dekame-roni" (1971), "Rrëfimet e Canterbury-t" (1972), "Lulja e një mijë e një netëve" (1974), "Salo ose 120 ditët e Sodomës" (1975). Në vitin 1973 nis bashkepunimin me gazetën "Corriere delia sera". Përmes një sërë artikujsh të përmbledhur më pas në vëllimet "Shkrime korsare" (1975) dhe "Letra luterane" (botim postum i vitit 1976) - shkrimtari përballet me probleme shumë therëse të italisë bashkëkohore. Natën mes 1 dhe 2 nëntorit të vitit 1975, Pasolini vritet në Hidroportin e Ostias, prane Romës. Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t'ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske. Në sjelljen e tyre gërshetohet dhuna e papërligjur me bujarinë patetike: Riçeti shpëton një dallëndyshe që po mbytej, por nuk mund të bëjë asgjë për vogëlushin Xhenezio, të cilin e kish marrë përpara rryma e Anienit; Anjoloja e Oberdani rrinë duke parë Marçelon që jep shpirt në spital, sepse qe shembur shkolla ku banonte dhe e kish zënë brenda. Roma monumentale dhe ajo e spekulimeve ndërtimore janë hapësira kontradiktore në të cilat zhvillohet ky lloj riti nistor i një dite të "djemve të jetës".

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-0-509-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 294
  • Përmasat e librit: 138 x 198 x 21 mm

Njihu me Autorin

Pier Paolo -

Pier Paolo Pasolini ishte poet, shkrimtar, regjisor, skenarist, dramaturg dhe gazetar, nje nga intelektualet dhe artistet italiane me te medhenj te shek. XX. Ai ishte vezhgues i holle i ndryshimeve qe pesoi shoqeria italiane pas Luftes se Dyte Boterore deri ne mesin e viteve 70, si dhe nje figure kontroverse, qe nxiti ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania