Blije këtë produkt
1400 Lekë

Djajtë ( Botuar nga: Uegen në 2000 )

Përkthyesi:  Jorgji Doksani

Një libër tërësisht politik, “Djajtë” është një lloj testamenti i jetës në Rusinë perandorake të fundit të shekullit XIX. Me shkëlqimin e revolucionit demokratik në Rusi, nisën të lindin edhe ideologji të ndryshme. Dostojevski i sheh me sy kritik edhe idealistët liberalë, duke i portretizuar idetë e tyre si demoniake, edhe absurditetin e konservatorëve për t’u përballur me pasojat sociale. Libri ka pesë personazhe kryesore ideologjike: Verkhovensky, Shatov, Stavrogin, Stepan Trofimovich dhe Kirilov. Nëpërmjet filozofive të tyre, Dostojevski përshkruan kaosin politik të shekullit XIX. Ngjarjet zhvillohen në një ambient provincial, në fillim në pronën e Stepan Trofimovich Verkhovensky dhe Varvara Stavrogina. Djali i e Stepan është një revolucionar i cili përpiqet të organizojë një aleancë revolucionarësh në zonë. Ai e konsideron Nikolain, djalin e Varvarës, si person kyç në planin e tij, pasi ky i fundit nuk ka simpati për njerëzit në përgjithësi. I frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë e një vrasjeje politike, Dostojevski e shkroi “Djajtë” si një mënyrë për të thënë gjithçka mbi plagën e materializmit që infektoi vendin e tij.

Çmimi: 1400 Lekë
Blije këtë produkt
1400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Uegen (2000)
  • Botuar në: 2000
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99927-667-5-1
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 550
  • Përmasat e librit: 147 x 215 x 42 mm

Njihu me Autorin

Fjodor M. Dostojevski -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania