Buy this product
1000 Lekë

Dita e parë e jetës sime ( Published by: Dudaj in 2021 )

Translator:  Geverina Muzhaqi

Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin, takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur, t'i bëjë të dashurohen përsëri pas jetës. Bota është një vend kapitës, ku ndihesh i lodhur thjesht edhe duke jetuar, se nuk arrin të duash mjaftueshëm, nuk jep mjaftueshëm, e as nuk ke mjaftueshëm. Emilia, ish atletja olimpike, Areta, policja me karakter të çeliktë, dhe Danieli, djali i vogël i famshëm i reklamave, kanë gjithsekush nga një arsye për t'u dëshpëruar. Ndërsa Napoleoni, një profesionist i suksesshëm, nuk ka asnjë, por ja që ai është më i vendosuri nga të gjithë për t'i dhënë fund jetës. Një çast para se ta kryejnë atë akt të pakthyeshëm, një i panjohur i nxit të lidhin me të një marrëveshje: do t'u tregojë se çfarë do të ndodhë pasi ata të mos jenë më, çfarë lënë pas e çfarë humbin dhe cili do të jetë reagimi i të afërmve e miqve. Për një javë rresht, ata të katër do ta vëzhgojnë veten nga jashtë dhe do të zbulojnë gjënë më të vyer që kanë në brendi, do të bëhen një grup dhe do të realizojnë dëshirat nga të cilat tanimë kanë hequr dorë, e më tej do të rikthehen. Në atë pikë do t'u duhet të marrin një vendim. Dhe për dikë, dita e fundit e jetës mund të shndërrohet në të parën e një jete të re.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Dudaj (2021)
  • Published in: 2021
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 99943 0 632 9
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 290
  • Book dimensions: 142 x 223 x 22 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania