Blije këtë produkt
1500 Lekë

Dita ditës ( Botuar nga: Onufri në 2015 )

Autori:  Terezia Mora
Përkthyesi:  Anila Shuka

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokë poshtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t i përdorë ato në bisedat e përditshme. E përditshmja e këtij të riu nga Ballkani, i cili është arratisur prej vendit të tij për shkak të luftës, është e vetmuar, megjithë aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe gatishmërisë së shumë njerëzve për ta ndihmuar. Ai përpiqet disa here të zërë vend nëbotën e re, punon si përkthyes, si mësues, shëtit vendin dhe shtetet fqinjë, e prapë se prapë mbetet jashtë saj. Kapitull pas kapitulli zbulohen copëza nga jeta e tij dhe nevojitet durimi i një arkeologu për të krijuar prej këtij mozaiku ndodhish, personazhesh, fjalish të paplota apo fjalësh një tablo. E megjithatë tabloja mbetet e pjesshme:  Të tërën e njeh vetëm Zoti , thotë dikur Abel Nema.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-186-91-1
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 384
  • Përmasat e librit: 165 x 245 x 35 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania