Buy this product
700 Lekë

Diplomacia për të gjithë ( Published by: Toena in 2014 )

Author:  Jorgji Kote

Gjatë 35 viteve të punës në shërbimin e jashtëm më ka bërë përshtypje se, megjithëse e ndeshim gjithnjë e më shumë në veprimtarinë e përditshme, sërish ka një mungesë të madhe njohjeje mbi diplomacinë. Shpesh kjo e fundit njehsohet gabimisht me politikën e jashtme; në raste të tjera, sidomos nga bashkatdhetarë, veprimtaria e një ambasade kufizohet ose ngatërrohet me shërbimin konsullor, pa dyshim tejet i rëndësishëm, por jo i vetmi; ka të tjerë që mendojnë vetëm për privilegjet dhe favoret e diplomatit, por jo për sakrificat dhe privimet e tyre familjare dhe njerëzore; gjatë vizitave të tyre në selitë tona diplomatike, shumë të tjerë, e sidomos të reja e të rinj janë habitur kur kanë parë se diplomati merret edhe me gjëra të thjeshta dhe fare teknike, si hartimin e Notave Verbale, me pritje e përcjellje në aeroport, me rezervim hotelesh dhe veprime të tjera rutinore të ngjashme. Nga ana tjetër, zhvillimet dhe ndryshimet e hovshme që kanë ndodhur edhe në diplomaci e kanë shtuar ndjeshëm kureshtjen, dëshirën dhe nevojën për të ditur më shumë mbi këtë fushë ende të panjohur mirë. Në Shqipëri kjo është edhe më e nevojshme, sidomos për të rinjtë, gazetarët, opinionbërësit etj. Moskuptimi apo keqinterpretimi, qoftë dhe pa dashje i dukurive të ndryshme në këtë fushë me ndjeshmëri tejet të lartë, bart pasoja për shoqërinë, diplomacinë dhe opinionin publik. Vërtet që ka botime dinjitoze nga autorë të njohur vendas dhe përkthime të literaturës ndërkombëtare; gjithsesi ato janë të një niveli disi të sofistikuar e më tepër me natyrë akademike. Kështu që ato mund t’i “përtypë” vetëm një kategori e kufizuar profesionistësh. Të gjitha këto dhe të tjerë faktorë, përvoja e gjatë në këtë fushë, inkurajimi nga miq e kolegë dhe tre librat e mëparshëm të këtyre viteve të fundit, më dhanë nxitjen dhe “karburantin” e nevojshëm për t’i hyrë punës për këtë sprovë jo të lehtë.

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Publisher: Toena (2014)
  • Published in: 2014
  • ISBN-13: 978-99943-1-956-5
  • Page nr.: 284
  • Book dimensions: 128 x 200 x 15 mm

More About the Author

Jorgji Kote -

All rights reserved. © 2015 Library Albania