Buy this product
900 Lekë

Diplomacia dhe Marrëdhëniet me Jashtë ( Published by: Fan Noli in 2019 )

Translator:  Lavdimir Marku

Kina ka hyrë në një epokë reforme të thellë, periudhë kjo që e tregojnë një numër karakteristikash të reja, mes të cilave spikat ajo e kontradiktave të mëdha dhe e mundësive strategjike. Periudha e "Normalitetit të Ri", e cila u shfaq si një rezultat i rritjes në dekada të ekonomisë, rezultoi të ishte një katalizator për tranzicionin dhe rritjen e strukturës ekonomike dhe një ndërrim radikal në mënyrën e zhvillimit ekonomik. Si pasojë, Kina kaloi përtej "qëndrimit vend-numëro" dhe tani po lëviz kah vendeve më të zhvilluara. Në aspektin politik, duke pasur në nivelin më të lartë të saj Partinë Komuniste dhe modelin e saj unik të zhvillimit politik, rregullat dhe ligjet e saj do të jenë më të arrira dhe më të konsoliduara në prag të vitit 2020, stili dhe mënyra e saj e qeverisjes do të jenë më shkencore dhe më demokratike, duke i prirë një faze të re modernizimi të qeverisjes. Në aspektin kulturor, do të reformohet edhe më tej sistemi kulturor, duke u mëshuar edhe më tej vlerave socialiste dhe zhvillimit të ngadaltë kulturor kinez i cili po rritet në shkallë botërore. Në aspektin social, synimi është që të kryhet procesi i ngritjes së një shoqërie mjaftueshëm mirë nga të gjitha anët, në prag të vitit 2020, kohë kur shoqëria do të jetë më harmonike dhe jeta e njerëzve do të jetë përmirësuar. Sa i përket ndërtimit të një qytetërimi ambientalist, ky i fundit do të jetë më i përsosur dhe ndërtimi i një Kine të bukur do të jetë më i frytshëm.

Price: 900 Lekë
Buy this product
900 Lekë

Product Details

  • Publisher: Fan Noli (2019)
  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-291-28-8
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 196
  • Book dimensions: 153 x 227 x 12 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania