Diomedi (Klasikët/tragjedi 6) ( Botuar nga: Poeteka në 2020 )
“"Diomedi", është tragjedia e shtatë që na dhuroi në kohët e fundit,poeti Elbasanas. Do na udhëheq përsëri nëpër sferat demonike të mitologjisë greke. Por këtë rradhë zgjodhi një themë me një fond mjaftë të thellë të legjendës illiriane. “ -Branko Merxhani, 1936
“Me "Diomedin" Haxhiademi vuri përballë dashurinë, krimin, urrejtjen, pasione njerëzore-të cilat i zhvillon me një dramacitet të gjallë.”
-Vangjo Nirvana (Vangjel Koça), 1937
“Diomedi është tragjedia më klasike e Haxhiademit, në të lidhet ngushtë veprimi dhe arti: subjekti është kornelian dhe i jep shkas dramacitetit më të hollë e më të thelluar që gjarpëron në brenga ndërgjegje e buçet në vëllavrasje.”
-Bardhi ShtylIa (Behar Shtylla), 1944
“Me «Diomedi-n» — Haxhiademi mbrapa këthen edhe nji herë në klasiçizmin e epokës greke. «Më pëlqen — shkruan vetë ay në parathënjen e këtij libri — të hartoj nji tragjedi të re origjinale në trazim të personavet legjendarë t'Ilirisë dhe të trimave të Trojës, të cilët kanë qënë gjithmonë brumi i pa mbaruem për poetët e mëdhenj të botës.»”
-Jup Kastrati, 1944
Çmimi:
700 Lekë