Dino - Shtegtari i portës sublime ( Botuar nga: Globus R. në 2007 )
Paris, "Galerie Vieillc du Temple": Në fytyrën e tij plot rrudha jeta ka shënuar gjithçka: bredhjet boheme, ekzilin e gjatë, nostalgjinë përvëluese, kërkimin në universin e modernitetit. E veçanta, origjinalja, modernia në linjë, ngjyrë e formë. Gjithnjë kërkimi në alfabetin e krijimit.
Ai që besoi në trajektoren e utopisë, që ndaloi para enigmës së thelbit njerëzor dhe që kapërceu pragun për të parë se ç'kishte përtej.
Abedini kthen kokën nga unë dhe më tregon një kompozim me qindra portrete vizatuar brenda tij. Është lumi njerëzor që shkon... Dhe pastaj ai shton: "Sigurisht, shumë shpejt do të vij"!
Eshtë zëri i tij me dëshirën për të ardhur dhe ekspozuar në Shqipëri...
Çmimi:
600 Lekë