Dimër në kohë lufte ( Published by: Dituria in 2020 )
Dimër në kohë lufte është një histori tërheqëse, plot aventura, e fuqishme dhe tejet frymëzuese, bazuar në kuj-timet e vetë autorit, gjatë pushtimit nazist të Holandës.
Teksa Luftës së Dytë Botërore po i afron fundi, Holanda është ende nën kontrollin nazist dhe çdo veprim i rezistencës popullore dënohet me vdekje. Por kur Mikilit gjashtëmbëdhjetëvjeçar i kërkohet të kujdeset për një pilot britanik të plagosur, nuk mendohet dy herë. I bashkohet luftës së fshehtë kundër nazistëve, duke punuar çdo ditë për t'i dhënë fund pushtimit dhe për të mbrojtur ata që janë në rrezik, pa harruar për asnjë çast se spiunët janë kudo dhe qoftë edhe një fjalë e lëshuar pa menduar mirë do t’i kushtojë jetën.
Price:
700 Lekë