Buy this product
500 Lekë

Dilema e Mitro Lopës ( Published by: in 2019 )


"Në kohërat më të hershme të jetës njerëzore, një mekanizëm i veçantë që rregullonte në mënyrë të heshtur sjelljen shoqërore, ka qenë rrëfimi. Ndodhte një ngjarje që përjetësohej dhe tregohej në vargje dhe, përgjithësisht, pa bujë... Bashkësia shihte dhe ratifikonte vetveten. Njësoj siç bën masmedia sot, në botën moderne, ku shpesh, ndodhitë imponojnë ligje. Nëse religjioni luan me koshiencën njerëzore, me frikën e një “qenieje” të mbinatyrshme dhe, mbi këtë bazë, imponon rregullat e tij, rrëfimi dhe baladat luajnë me ndodhinë, pra me të vërtetën. Në hapësirat shqiptare ku këto kanë qenë si në shtëpinë e vet, përveçse krijuan tiparin rrëfimtar të individit shqiptar, ato bënë unike, në një farë mënyre, mendimin në këto hapësira. Por, për fat të keq, vetëm gojore. Prandaj duhen identifikuar më mirë dhe sendërtuar tamam, si një thesari, të cilit i fshin pluhurin e harresës... Sepse, historia e tyre është historia jonë shpirtërore.”- Autori Me pasion të cilësuar, autori merret me identifikimin dhe mbledhjen e elementit të veçantë, asaj që ka lidhje me mitin, legjendën, baladën, gurrën popullore, etnosin dhe eposin, simbolikën që përçohet prej gojëdhënës, nga njëra kohë në tjetrën, nga njëri brez në tjetrin. Qasja e Koço Qorrit është tejet origjinale, dhe vjen si narrativë e një zhanri të ri, pak i njohur në letërsinë e kultivuar. Kjo tendencë, që duhet duartrokitur, ka sjell, këtë herë, një tekst të rrallë që tërheq vija lidhjeje kulturologjike dhe bën bashkë bërthamën e traditës shqiptare në raport me gjurmë të ngjashme të popujve të Ballkanit.  

Price: 500 Lekë
Buy this product
500 Lekë

Product Details

  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 4545 7 7
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 110
  • Book dimensions: 130 x 204 x 11 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania