Blije këtë produkt
600 Lekë

Diktatorët, burra të pangopur me gra ( Botuar nga: Ora në )

Autori:  Rajna Kovaçi

Hija e rëndë, e ish- burrave të pushtetshëm, është çjerrur nga rrëfimi i grave, që ata përdorën në shtrat për të kënaqur veset e tyre. Ato e kanë treguar të vërtetën në ditare, në intervista, në libra. Del qartë në ato rrëfime se ish- diktatorët e shek XX, janë çmitizuar nën këmbët e këtyre grave. Del qartë në ato rrëfime se ish- burrat e gjithëpushtetshëm, ish- burrat më të dhunshëm të kohës, veç shpirtit të dhunës, kishin dhe diçka tjetër të përbashkët, perversitetin. Në marrëdhëniet me gratë ata ishin të çuditshëm, kompleksivë, të shthurur, të dhunshëm, xhelozë e perversë. Ata kanë pasur lidhje me femra 20 vjet më të reja. Ata kanë pasur fëmijë të jashligjshëm, përveç martesave dhe bashkëjetesave. Disa prej tyre janë burgosur për përdhunime e jo për arsye politike (siç e kanë justifikuar veten ata). Gratë (dhe të dashurat e shumta) e Leninit, Stalinit, Hitlerit, Titos, Mao Ce Dunit, Milosheviçit. Për këto informacione kanë ndihmuar me rrëfimet e tyre historianët, biografët që të ndërtojnë historinë e vërtetë të jetës intime të diktatorëve të shek XX. Brenda kësaj historie tregohet se Lenini jetoi për më shumë se një dekadë, në shtëpi me bashkëshorten dhe të dashurën e tij. E detyroi gruan të bëhej shërbëtorja e të dashurës së tij. Stalini kishte një kompleks të madh për pamjen e tij të shëmtuar. Këtë e kompensonte me këngëtaret e operës së Moskës të cilat ia çonte në shtrat sigurimi dhe ai i trajtonte me një dhunë çnjerëzore.Mao Ce duni u fiksua pas vajzave 15- vjeçare, të virgjëra të cilat i mblidhnin anekënd Kinës për t’ia çuar atij në shtrat. Sepse vetëm kështu ai mund “të luftonte” pleqërinë që i avitej gjithnjë e më shumë. Musolini s’është gjë tjetër brenda kësaj historie, veçse një manjak që seleksiononte femrat. Ndërsa Hitleri ka rreth vetes ende shumë mistere…ishte apo nuk ishte homoseksual, pse ndihej inferior për disa veçori fizike. Të gjitha këto dëshmi grash, që zbulojnë lakuriqësinë e diktatorëve janë mbledhur nga Rajna Kovaçi në librin “Diktatorët, burra të pangopur me gra”. Për të realizuar këtë libër Rajana Kovaçi ka gërmuar në literaturën e gjërë botërore për të marrë gjithë ç’i nevojitej për të treguar pakëz jetë intime për këta burra, edhe në shqip. Gjithçka që nis nga fëmijëria e tyre me probleme, me vuajtje, me prindër të shthurur, të divorcuar, të dhunshëm…rrëfehet ndër faqet e këtij libri.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ora ()
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 178
  • Përmasat e librit: 117 x 201 x 10 mm

Njihu me Autorin

Rajna Kovaçi -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania