Buy this product
1200 Lekë

Dija, universiteti dhe demokracia ( Published by: Ombra GVG in 2012 )

Author:  Fatos Tarifa

Në ditët tona, debati mbi Universitetin dhe vetë idea e Universitetit janë shumë të ndryshme nga disa prej debateve më të mëdha mbi universitetin që janë zhvilluar në shekullin e 19-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, ose edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Vizionet grandioze dhe programatike mbi universitetin modern, të parashtruara në disa vepra madhore nga mendimtarë të shquar si, Wilhelm von Humboldt, John Henry Newman, John Dewey, Karl Jaspers , Talcott Parsons (Parsons & Platt 1973), Jürgen Habermas dhe Pierre Bourdieu, kanë reflektuar besimin tek universiteti si një institucion që ka një mision moral dhe kulturor iluminist në shoqëri. Në këtë ese, e cila është konceptuar edhe si një parathënie për vëllimin që mbani në dorë, përpiqemi të shtjellojmë në mënyrë sistematike origjinën perëndimore dhe përmbajtjen e idesë së Universitetit, siç është zhvilluar ajo gjatë dyqind vjetëve të fundit, periudhë kjo, e cila mund të konsiderohet si periudha e modernitetit të vonë, apo si periudha post-tradicionale, post-mesjetare, post-agrare, si periudha e industrializimit, e sekularizimit, e krijimit të shtetit kombëtar dhe e racionalizimit të shoqërisë (Barker 2005: 444). Analiza që vijon shtjellohet në një rrafsh historiko-krahasues dhe teorik dhe përqendrohet në idetë e disa prej figurave më të shquara të mendimit shoqëror europian dhe amerikan.

Price: 1200 Lekë
Buy this product
1200 Lekë

Product Details

  • Publisher: Ombra GVG (2012)
  • Published in: 2012
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-06-047-1
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 350
  • Book dimensions: 131 x 219 x 27 mm

More About the Author

Fatos Tarifa -

All rights reserved. © 2015 Library Albania