Blije këtë produkt
600 Lekë

Diamantë të gurtë ( Botuar nga: Botimet FLESH në 2008 )

Autori:  Kleo Lati

Parisi është qyteti i ëndrrave. Kushdo që arrin të realizojë ëndrrën e vet për të shkuar në Paris, me siguri do të bjerë në dashuri me këtë qytet dhe kur të kthehet në vendin e tij me siguri do të dëshirojë që te ëndërrojë të rikthehet edhe një herë atje, që si një bohem i dashuruar marrëzisht të endet në çdo cep te Parisit, sepse per këdo që e ka vizituar Parisin, ky qytet është bëre me siguri dashuria e tij... Katedralja Notre Dame i tërheq njerëzit me atë forcë verbuese sic tërhiqen fluturat prej shkëlqimit të dritës së llampës, duke iu vërtitur asaj rretheqark. Edhe të verbërit e dallojnë shkëlqimin dhe madhështinë e Notre Dame. Ajo është një mrekulli e elegancës, e guximit, e madhështisë, e thjeshtësisë. Është, ndërkohë, një mbushullim i jetës, një begati e saj, mbushullim dritash, i portreteve të thjeshta, prekëse, solemne, një qytet i gurtë i populluar nga demonë dhe nga përbindësha, nga qënie përrallore, iluzive dhe utopike... Venecia - qyteti i dashurise. Kush nuk do të donte ta shijonte dhe përjetonte atë! Qyteti i njohur si "arena" më romantike e dashurive të medha, tepër pasionante, si dhe e dashnoreve të famshëm, të gjitha këto të përfshira imtësisht tek Kupidi, Erosi i latinëve. Romantizëm dhe erotizëm, dashuri e shenjtë apo dashuri shekullore. Cili qytet tjetër në botë, veç Venecias, do simbolizohej dhe mishërohej aq ngushtësisht me dashurinë dhe magjinë e saj ?...

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet FLESH (2008)
  • Botuar në: 2008
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-738-1-9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 164
  • Përmasat e librit: 135 x 205 x 15 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania