Dialog me Alain Bosquet ( Botuar nga: Onufri në 2002 )
Alan Bousqet - Le te ndalemi për një çast te raporti ndërmjet shkrimtarit dhe pushtetit, në këtë rast, diktaturës shqiptare. Për disa, rasti juaj mbetet enigme e vërtetë...
Ismail Kadare - Në një film ku tregohet mbërritja e
Shostakovigit në SHBA ishte, midis të tjerash, pyetja e një
gazetari: përse mbete gjallë?
Kjo pyetje cinike, e thënë me gojë ose me sy ka qënë tepër
e njohur për disa nga shkrimtarët e Lindjes. Ne ishim në rolin e
fantazmave, që e kishim vendin gjetkë, dhe që sa me parë duhej
të shkonim "atje", në mosqënie. Shumë herë janë bërë pyetje të
tilla dhe janë dhënë gjykime, nga njerëz që s'kanë kurrfarë të
drejte të japin mësime morali. Të rrish në një lozhë, të bësh
sehir se si në arenë ca njerëz përleshen me bishat e egra dhe të
bësh verejtje: ne kete çast ky njeri nuk u tregua sa duhej kurajoz
përballë tigrit, ky tjetri madje i bishtnoi, madje i bëri një
shmangie jo fort korrekte! Kjo është thjesht çnjerëzore, për të
thënë fjalën më të butë.
S’ka kurrfarë teprimi, po të thuhet se ne ishim atje pikërisht
ashtu, të vetmuar, në arenën plot gjurma gjaku, ku s'dihet nga
g'portë e hekurt do të të sulet bisha dhe ku shumica e
spektatoreve, kur vinte ora e rrëzimit, nën shembullin e tiranit,
me gishtin poshtë, kërkonin vdekjen tënde.
Çmimi:
500 Lekë