Blije këtë produkt
1500 Lekë

Dhuna ( Botuar nga: Naimi në 2017 )

Autori:  Lekë Imeraj

Ajo që na ka munguar, ose edhe kur e kemi patur ka qenë në periferi të vëmendjes, ka qenë edukimi me punën, me tolerancën dhe mirëkuptimin. Pikërisht për të gjitha këto e vlerësoj shumë punën që autori Lekë Imeraj ka bërë në këtë libër. Ai na sjell me shumë detaje, me shumë zbërthime dhe shembuj gjithçka favorizon, ngurtëson dhe degradon një individ e një shoqëri. Me një pasion prej njeriu të urtë e që vlon nga dëshira për ta parë vendin të ndryshuar pozitivisht, me idealizmin e një njeriu që beson në modelin e moralit dhe mençurisë njerëzore, me bindjen se gjithkush duhet të bëjë çka në dorë për ta bërë, autori sjell një vepër që do duhej të ishte në çdo familje. Madje, do duhej të përbënte një material për çdo njeri që natyra apo puna e ka sjellë të luajë rolin e edukatorit. Pra, ky libër duhet lexuar nga prindërit, për të kuptuar fëmij ët e tyre, duhet lexuar nga mësuesit për të orientuar edukimin e nxënësve të tyre, duhet lexuar nga të rinjtë për të besuar se vetëm dija, dhe jo forca, e çon përpara mirëqenien, duhet lexuar nga studentët dhe pedagogët, veçanërisht ata të shkencave sociale. Thelbi i këtij libri është nevoja që shoqëria shqiptare ka për të kapërcyer vetveten dhe për tiu bashkëngjitur popujve të qytetëruar të botes dhe, bashkë me ta, të krijojë koracën mbrojtëse ndaj dhunës.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Naimi (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-109-71-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 448
  • Përmasat e librit: 140 x 203 x 23 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania