Blije këtë produkt
1000 Lekë

Dhjetor '90 ( Botuar nga: UETPRESS në 2010 )

Autori:  Aleksandër Meksi

Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur që historia e popullit shqiptar duhet të rishkruhet në kushtet e çlirimit nga ideologjitë prapanike dhe të presioneve të shtetit autoritar. Ajo duhet të rishkruhet mbi baza të rrepta shkencore dhe jo e politizuar. Që të mund ta arrijë këtë ajo duhet të mbështetet në fakte të pakundërshtueshme e të dokumentuara me akte e dëshmi të besueshme dhe me një analizë të mirëfilltë shkencore e me ndershmëri. Publikimi i dokumentacionit historik do të pamundësojë hamendësimet apo sajimet për nga naiviteti dhe dashakeqësia. Ky ka qenë edhe synimi ynë në përgatitjen e këtij botimi, t'i japë lexuesit, mbështetur në dokumente autentike, një tablo të asaj që ndodhi, por jo opinonet apo kujtimet e protagonistëve, të dhëna në kohë të ndryshme shpesh dhe jo të njëjta. Këto materiale të pakundërshtueshme do të ndihmojnë dhe do të ndihmojnë në shkrimin e saktë të atyre ditëve të lavdishme të revoltës kundër komunizmit dhe përmbysjen e diktaturës nga studentët e Universitetit të Tiranës dhe të mbështetjes që i dhanë qysh në fillim kësaj lëvizjeje qytetarët e Tiranës të të gjitha shtresave. Dokumentet dhe materialet që po publikojmë japin mundësinë të vendosim saktësisht në kohë ngjarjet, të njohim protagonistët e atyre ditëve historike, të orientohemi për kërkime të mëtejshme që lidhen me ndodhitë e asaj periudhe historike, për sa kohë që janë gjallë dëshmitarët që dëshirojnë të flasin. Dhe dëshmitë janë të besueshme kur thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, dhe që gjejnë vërtetim në dokumentacionin autentik.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: UETPRESS (2010)
  • Botuar në: 2010
  • ISBN-13: 978-99956-39-40-2
  • Nr. faqe: 198
  • Përmasat e librit: 160 x 231 x 13 mm

Njihu me Autorin

Aleksandër Meksi -

Aleksandër Meksi është politikan shqiptar, ish Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1992 - 1997. Në dhjetor 1990 merr pjesë në themelimin e Partisë Demokratike. Gjatë periudhës se qeverisjes së Meksit ekonomia u transformua në një ekonomi kapitaliste. Meksi dallohet gjithashtu edhe për studimet e ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania