Buy this product
1000 Lekë

DhimbjE ( Published by: Ombra GVG in 2020 )


"Dhimbje" është një roman i fuqishëm, që ekspozon pasionet e vjetra, të cilat mund të na rikthehen një ditë, duke pro-vuar aftësitë tona për të bërë zgjedhjet thelbësore në jetë. Edhe dhjetë vjet pasi ajo u plagos nga sulmi terrorist gjatë Intifadës së Dytë në Jeruzalem, dhimbja kthehet në një torturë sfilitëse. Trauma e shkaktuar nga ky sulm, në roman trupëzohet nën emrin e Irisit, personazhi i cili vuan shpirtërisht nga një martesë pa gëzime dhe e paplotësuar. Ajo është një grua e lodhur, ka dy fëmijë të rritur dhe ka një jetë, drama e së cilës rritet kur vajza i martohet me një burrë të moshuar. Por, pas shumë vitesh kur pasionet thuajse janë shuajtur, rikthehet Eitan, i dashuri i rinisë, burri i ëndrrave të saj. Megjithëse lidhja e tyre kishte përfunduar herët, plaga e shkaktuar nga braktisja dhemb më thellë në shpirt dhe më shumë se shpërthimi vetëvrasës. Iris është e detyruar të sajojë gënjeshtër pas gënjeshtre dhe kjo sjellje ia komplikon edhe më shumë jetën në familje. Por, si do të ndikojë tek fëmijët ky rikthim tek lidhja e vjetër?

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Ombra GVG (2020)
  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 6283 3
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 440
  • Book dimensions: 137 x 213 x 35 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania