Dhe malet oshëtinë ( Published by: OMSCA-1 in 2013 )
Autori # 1, më i shituri në Nju-Jork, Khaled Hosseini, vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri- tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë, reflektohen brez pas brezi. Në këtë roman, Hosseini shpalos mënyrat e larmishme se si familjet mbështetin, lëndojnë, tradhtojnë, nderojnë dhe sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Duke ndjekur hap pas hapi personazhet e tij, zgjedhjet dhe dashuritë nëpër botë - nga Kabuli në Paris, më pas në San Fransisko dhe në ishullin grek Tinos - historia zgjerohet duke u bërë më e ndërlikuar emocionalisht, më tërheqëse dhe më e fuqishme pas çdo faqeje që shfletojmë.
Price:
1000 Lekë