Per shkak te situates se Covid-19, porosite jashte Shqiperise jane bllokuar deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to Covid-19 situation, orders for out of Albania have been blocked until a further notice.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
900 Lekë

Deva ose engjëjt mbrojtës të mbretërisë së kafshëve ( Botuar nga: Ombra GVG në 2019 )

Autori:  Panos Ioannides
Përkthyesi:  Kleo Lati

Edhe pse Panos Ioannides shpesh i merr subjektet e veprave të tij nga historia , ato kanë tingëllimë aktuale. Vlerat e kësaj krijimtarie të mrekullueshëm shtrihen përtej brigjet ranore të ishullit të Qipros. Sepse, pavarësisht nga natyra e lokalizuar e ngjarjeve, temat janë universale; ashtu si tek Homeri. "Deva" është një fjalë sanskrite, që mund të përkthehet "Engjëll mbrojtës", i mbretërisë së kafshëve. Në këtë roman kompleks, trajtohen dashuria dhe raportet që njerëzit vendosin me kafshët, që në të shumtën e rasteve marrin rolin e mbrojtësit të tyre. Panos Ionnides ka mundur të depërtojë me delikatesë në psikologjinë e këtyre marrëdhënieve ekzistenciale, duke e vënë gishtin në filozofinë, kushtet e jetesës dhe etikën që duhet të kemi ndaj këtyre krijesave. Duke rrëfyer detaje dhe përvoja argëtuese dhe sentimentale që ndodhin në ishull dhe përtej Qipros, lexuesi provon emocione të thella kur fillon të mësojë "gjuhën" e kafshëve. Por nga ana tjetër, edhe kafshët kanë sjellje dhe "kod" komunikimi që shpesh shkakton situata gazmore dhe hareje të pakontrolluar.

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 06 238 3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 298
  • Përmasat e librit: 148 x 211 x 24 mm

Njihu me Autorin

Panos Ioannides -

PANOS IOANNIDES lindi në Famagusta në vitin 1935. Studioi për "Mjetet e Komunikimit Masiv" në SHBA dhe në Kanada. Ka punuar si Drejtori i Përgjithshëm i Programacionit i Radios dhe Televizionit Publik të Qipros deri në vitin 1995. Eshtë kryetar dhe kurator i botimeve i Qendrës së Shkrimtarëve Qipriotë ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania